Kosova është mposhtur në miqësore nga Guinea me rezultatin 1-2. Pjesa e parë ishte e qetë me të dy ekipet që kishin raste të pakta për shënim. Megjithatë e dyta ishte një tjetër histori. Afrikanët kaluan në avantazh në minutën 60-të, me Kouyate, i cili pas një krosimi perfekt gjuajti bukur me kokë dhe e ndali topin në rrjetë. Vetëm 5 minuta më vonë, Guinea gjeti edhe golin e dytë. Këtë herë ishte Jose Kante, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga kombëtarja e tij.
Kosova u mundua të reagojë, por goli do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes, me autor sulmuesin Arb Manaj. Vlen të theksohet se në këtë ndeshje, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, hodhi në fushë shumë lojtarë nga kampionati vendas dhe ata që janë aktivizua pak me Përfaqësuesen dardane.
Përveç ndeshjes së sotme, Kosova ka zhvilluar edhe dy miqësore të tjera gjatë këtij muaji, ndaj San Marinos ku triumfuan 4-1 dhe ndaj Maltës ku gjithashtu fituan, por këtë herë me rezultatin 2-1.



