Barcelona sfidon Bayern Munchen për Tsygankov

Barcelona sfidon Bayern Munchen për Tsygankov

Performancat e shkëlqyera me Gironën po i sigurojnë pretendentë me kalimin e kohës sulmuesit Viktor Tsygankov.

Për ukrahinasin Barcelona do të sfidojë Bayern Munchenin, drejtuesit e të cilit besohet se s’do të vonojnë në lidhje me ofertën për golashënuesin.

Edhe pse në sezonin aktual, në 8 sfidat e zhvilluara deri më tani, ishi i Dynamo Kievit ka kontribuar vetëm me 1 gol dhe 1 asist, ka rezultuar një ndihmë e madhe për shokët në repartin e avancuar , tek kjo skuadër e cila po impresionon në La Liga.

Interesi i bavarezëve mund të konsiderohet një lloj vështirësie për spanjollët për arritjen e kësaj marrëveshjeje pasi siç dihet prej vitesh ende nuk gëzojnë një situate komode në aspektin ekonomik, fakt që mund ti favorizojë disi rekordmenët e Bundesligës për 25 vjeçarin.

Gjithsesi kuq e blutë besojnë tek aftësitë e drejtorit sportiv dhe ish mesfushorit Deco, i cili po jep maksimumin në funksion të ringritjes së kësaj Barcelone , e cila në të shkuarën dominoi në futboll.

Momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete për Viktor Tsygankov, një ndër nxënësit shembullorë të trainerit Michel, skuadra e të cilit mund ta ndryshojë historinë e La Ligas në këtë sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy