Hap i madh në karrierë, Ismajli drejt transferimit te Napoli

Hap i madh në karrierë, Ismajli drejt transferimit te Napoli

Pas tre sezoneve të shkëlqyera tek Empoli në Serie A, Ardian Ismajli, mund të bëjë hapin e madh në karrierë në merkaton e verës.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, mbrojtësi është një dëshirë e Napolit, për sezonin e ardhshëm.

“Corriere dello Sport”, raporton se agjenti i Ismajlit, Serxhio Mezini, ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Napolit.

Futbollisti 27-vjeçar, shihet si alternativa e duhur për prapavijën dhe do të tentojnë ta afrojnë në verë.

Ky do të ishte një hap i madh në karrierë për lojtarin e Shqipërisë, që në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Empoli dhe Spezia në Itali, Hajduk Split në Kroaci dhe Prishtinën e 2 Korrikun në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy