Mbrojtësi Jocelin Behiratche është lojtari më i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar firmën me futbollistin 23-vjeçari. Behiratche ishte pjesë e Tiranës në tre sezonet e fundit, ndërsa tashmë ka vendosur të ndryshojë skuadër. Lojtari është prezantuar nga presidenti Ardan Bardhi dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën e Dinamos. “Dinamo njofton se Jocelin Behiratche është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve. 23-vjeçari që luan në mbrojtje vjen tek blutë pas 3 sezoneve të suksesshme me ekipin e Tiranës dhe ditën e sotme do të vihet menjëherë nën urdhrat e stafit teknik.”, shkruan klubi.



