
Me Kylian Mbappen drejt largimit nga ‘’ Parque de Prince ‘’ , Paris St Germain nuk ka qëndruar në vendnumëro por po lëviz shumë shpejt në lidhje me merkaton vijuese për të shtuar perlat në 11-she.
Kryeqytetasit janë të ndërgjegjshëm se vetëm elementët me peshë mund ti afrojnë me titujt dhe Nasser Al Khelaifi ka vënë në dispozicion çdo mekanizëm për të shkuar drejt objektivit madhor që është natyrisht fitimi i Champions Leagues .
Transferimet e merkatos së kaluar të japin për të kuptuar se gjithçka është në rrugën e duhur por drejtuesit vijojnë të pangopur dhe sipas ‘ As ‘ kanë nisur ofensivën për Erling Haaland , Lucas Paqueta dhe Paul Pogba për të forcuar pozicionet ku kuq e blutë kanë çeduar në të kaluarën .
Vera është pas dere dhe në Paris i është hapur dera edhe Zinedine Zidanes, trainer që ka lënë shumë gjurmë në të kaluarën , tek një Real i mbushur me yje ku predominonte bomberi portugez Cristiano Ronaldo .
Këtë herë në një kontekst ndoshta ndryshe, ‘’ Zizou ‘’ mbetet favorit për stolin por fillimisht drejtuesit në fjalë po ia përgatisin terrenin sepse është një trainer i lidhur ngushtë me suksesin dhe Parisi e konsideron të domosdoshëm për projektin e të ardhmes .
Edhe pse në plan të parë rruga konsiderohet e vështirë , merkatoja e kaluar theksoi potencialin e ish kampionëve të Ligue 1 , me blerjen e Messit, Donnarummas , Sergio Ramos etj , duke treguar se sheiku arab e ka marrë shumë seriozisht dhe synon fitimin e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.



