Angel Di Maria, afër Rosario Central

Angel Di Maria, afër Rosario Central

Gjatë karrierës në kontinentin e vjetër, Angel Di Maria asnjëherë nuk e ka shmangur mundësinë për ta finalizuar karrierën tek ekipi i zemrës, Rosario Central.

Sulmuesi e arriti një objektiv të vjetër me rikthimin tek Benfika, ekip me të cilin filloi eksperiencën në Europë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Por kontrata e ‘’ El Fideos ‘’ me portugezët merr fund në 30 qershorin e 2024-tës, i cili si duket po mendon rikthimin në Argjentinë.

Ky lajm është raportuar nga  ‘ TNT Sports ‘ dhe nëse 36 vjeçari do të veshë përsëri bluzën e ‘’ Los Canallas ‘’, sigurisht do të gjeneronte një entuziazëm tek tifozeria e zjarrtë e tyre.

Gjithsesi, drejtuesit e ‘’ Shqiponjave ‘’ të vetëdijshëm për potencialin e Angel Di Marias, sipas disa mediave portugeze pretendojnë qëndrimin e tij edhe për një sezon në ‘’ Estadio da Luz ‘’ dhe vendimi i takon nxënësit të Lionel Scalonit, tejet përcaktues në Botërorin e Katarit me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’, e cila e fitoi këtë eveniment për të tretën herë në histori.

Në sezonin aktual ishi i Manchester United dhe Real Madridit numëron 17 gola dhe 15 asiste në 48 sfida, i cili në vijimësi duhet të përcaktojë destinacionin e ri në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy