Inter mendon shkëmbimin për  Jordi Alban

Inter mendon shkëmbimin për Jordi Alban

 Merkatoja e verës parashikohet që të jetë shumë e vrullshme dhe me të papritura . Të mëdhatë e Europës janë duke i vlerësuar të gjitha mundësitë për tu furnizuar me lojtarët e duhur për të mos bërë gabime gjatë rrugës .  Një ndër to është edhe Interi që ka treguar shumë interes për Jordi Alban . Spanjolli është shumë i rëndësishëm tek Barcelona por problemet ekonomike që kanë hasur së fundmi ‘’ Los Cules “  lejojnë reduktimin e pagave të lojtarëve me peshë , situatë që mund ta vërë në rrezik progresin e mëtejshëm .   

Për këtë arsye e ardhmja e 32 vjeçarit në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’ konsiderohet skeptike  dhe italianët kanë menduar të përfshijnë  një prej   Marcelo Brozovic , Lautaro Martinez dhe Milan Skriniar për transferimin në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ të një ndër anësorëve më të mirë në qarkullim.  Raportimet e Mundodeportivos  theksojnë se ky  shkëmbim mund të rezultojë shumë interesant , për vetë faktin se lojtarët e lartpërmendur kanë arritur të shkruajnë historinë në Milano dhe i kanë kreditet e nevojshme për t’iu bashkuar ‘’ Los Cules ‘’  të cilët  janë drejt hedhjes së një hapi galopant në lidhje me të ardhmen .

49 ndeshje , 5 gola dhe 13 asiste të dhëna kanë konfirmuar se Jordi Alba ende mund të kontribojë për Barcelonën  pavarësisht se është drejt fundit të karrierës   dhe tashmë  do ti duhet të shqyrtojë këtë shans  që mund ti japë tjetër drejtim të ardhmes .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy