Dy fitore në start, Liço dhe Shaqe: Te Skënderbeu ka besim

Dy fitore në start, Liço dhe Shaqe: Te Skënderbeu ka besim

Mesfushori Dean Liço dhe mbrojtësi i majtë, Klevis Shaqe, ishin dy nga lojtarët më të spikatur në fitoren e Skënderbeut ndaj Dinamos.

Për MCN TV, Liço deklaroi se të gjithë në skuadër kishin besim dhe kanë dhënë maksimumin për arritjen e dy rezultateve pozitive në start.

Kemi dy muaj që po përgatitemi shumë mirë, kemi mbështetjen e presidentit. Kemi një grup me lojtarë shumë të mirë. Puna e të gjithëve ka sjellë edhe rezultatet.

Është ende herët për të folur për renditjen. Ne do i marrim ndeshjet një nga një dhe kur të vijë koha, të shikojmë ku do jemi.

Ka etje në skuadër, sepse shumica e lojtarëve janë të rinj. Secili jep maksimumin, për të treguar veten dhe për skuadrën.

Besimin e kemi pasur të gjithë, si nga trajneri ashtu edhe lojtarët. Kemi menduar pozitivisht dhe të japim maksimumin.

Sakaq, Shaqe tha se ndihet mirë në çdo pozicion ku e vendos trajneri, ndërsa tha se dueli me Markun në të majtë, ishte interesant dhe i fortë.

Unë e kam njësoj, ndihem mirë në fushë dhe bëj çfarë më kërkon trajneri. Ishte një duel i fortë dhe interesant me Albion Markun në krahun e djathtë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy