Zaniolo jo i pamundur për Juventusin

Zaniolo jo i pamundur për Juventusin

 Mesfushori Nicolo Zaniolo është një ndër protagonistët e momentit në kontinentin e vjetër dhe prej kohësh Juventusi mendon se mund ta largojë nga ‘’ Olimpico ‘’.

22 vjeçari e përfundon kontratën me Romën në  2024-tën por ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe njëkohësisht pretendon të dëmtojë një rival direkt në Serinë A .

Duke patur parasysh se   çështja e rinovimit me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ nuk ka bërë përpara , torinezët duan të përfitojnë nga ky fakt dhe ta veshin me ngjyrat bardh e zi për të vijuar rrugën e nisur . 

Llogaritë janë bërë nga Massimiliano Allegri i cili shpreson që ta afrojë në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por  sipas ‘ Calciomercatos ‘ , juventinët i pret një sfidë me shumë ulje-ngritje sepse Nicolo Zaniolo konsiderohet një idhull tek kryeqytetasit të cilët sigurisht duan të evitojnë përforcimin e një kundërshtari direkt për kampionatin .

Megjithatë kur bëhet fjalë për Juventusin , çdo lojtar me emër e mendon dy herë sepse  kjo skuadër ofron shumë për të ardhmen dhe  favorizohet shumë nga e kaluara që e konsideroi rekordmene të Scudettos me 9 kampionate rradhazi , statistikë e vështirë për tu arrirë sidomos në kohët e sotme. 

Momentalisht Roma nuk po kalon një moment pozitiv për sa i përket të ardhmes së ishi-t të Interit sepse vijon ti shpëtojë objektivi i rinovimit të kontratës dhe Juventusi nuk mendon të humbasë kohë por ta shëndërrojë në një tjetër goditje cilësore .

Përfaqësimi i ngjyrave verdhë e kuq vijon një rrugëtim entuziazmues  , me 4 gola në 26 ndeshje por Juventusi mund ti krijojë një ambjent më avantazhues drejt të ardhmes , fakt që e ka provuar me sukseset e viteve të fundit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy