Atletico Madridi i hedh sytë tek Borussia Monchengladbah

Atletico Madridi i hedh sytë tek Borussia Monchengladbah

 Tek Atletico Madridi pritet një revolucion shumë i madh në merkato sidomos në mesfushë  . Diego Simeone  është i ndërgjegjshëm se disa lojtarë mund ti japin lamtumirën ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ gjatë merkatos  . Argjentinasi nuk kërkon të humbasë shumë terren dhe ka filluar me përgatitjen e goditjeve të verës .  Me Lemar , Vitolo dhe Saul drejt largimit , 51 vjecari e ka bërë hapin e parë dhe ka spikatur  mesfushorin Jonas Hofmann që aktivizohet në rradhët e Borussia Monchengladbah.  Sipas  Calciomercato  sezoni i zhvilluar nga gjermani e ka bindur plotësisht  ‘’ El Cholon ‘’ që e ka përfshirë në listën e transferimeve të verës  . Me një sezon të shkëlqyer të lënë pas  mesfushori nga Heidelberg  tashmë është bërë pjesë e pandashme e ‘’ Los Colchoneros ‘’ të cilët janë në hapat e duhur për sa i përket të ardhmes dhe do të kërkojnë ta përforcojnë perspektivën me prurjet cilësore në kryeqytetin spanjoll .

  Largimi i trainerit Marco Rose  tek Borussia Dortmundi  ka shënuar nisjen e një epoke të re për Borussia Monchengladbah drejtuesit e të cilës duhet të vendosin në lidhje me Jonas Hofmann  që është një ndër lojtarët më bindës të momentit tek  gjermanët .  Ofensiva e  Atletico Madridit për të plotësuar copëzat që mungojnë në funksion të një organike më tepër kompetitive sapo ka filluar  dhe përgjegjësia natyrisht bëhet edhe më e madhe sepse kanë mbi supe peshën e fitimit të kampionatit që duhet ta ruajnë me çdo kusht në sezonin vijues. 

Siç dihet dy nga kërcënimet më serioze të  Diego Simeones  në Primera Division mbeten Barcelona dhe Real Madridi , skuadra që e kanë shtuar ndjeshëm intensitetin në merkato dhe parashikohet që rivali direkt i tyre të vazhdojë  në të njëjtën rrugë për  faktin se ka luftuar për 6 sezone me rradhë për ti mposhtur në kampionat .  

Edhe kompeticioni i Champions Leagues  mbetet në fokusin kryesor të Atleticos që është koshient se çdo të thotë arritja në finalen e madhe të cilës akoma nuk ia ka shijuar ndjesinë e të qënit kampion , por nuk i humb shpresat se një ditë gjërat do të anojnë në favor të tyre. Jonas Hofmann ka zhvilluar një sezon për tu patur zili  dhe 33 ndeshjet në të cilat është aktivizuar i ka justifikuar me 8 gola dhe gjithashtu me një kontribut të madh në repartin e mesfushës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy