
Gareth Bale do të dalë lojtar i lirë nga 1 korriku, por duket se e ka gjetur menjëherë skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.
Pavarësisht ofertave të shumta, uellsiani ka vendosur të vazhdojë karrierën te skuadra e Cardiff në Championship. Klubi uellsian kërkon të rikthehet në Premier League dhe Bale shihet si një lëvizje e rëndësishme.
32-vjeçari do të luajë edhe me Uellsin në Botërorin e Katarit dhe dëshiron të jetë gati, për të bërë një përfaqësim dinjitoz.



