Barcelona zyrtarizon shitjen e Junior Firpos

Barcelona zyrtarizon shitjen e Junior Firpos

 Rikthimi i Joan Laportas në krye të presidencës vazhdon të jetë një ogur i mirë për Barcelonën . Katalanasit kanë arritur shitjen e mbrojtësit Junior Firpo tek Leeds United .  24 vjeçari prej kohësh nuk përfshihej  në planet e Ronald Koeman dhe tashmë do ti nënshtrohet urdhërave të një traineri  me një karakter shumë të veçantë si  Marcelo Bielsa . Akordi  është mbyllur për 15 milionë euro por një ndër pikat e tij është se nëse në të ardhmen anglezët do të vendosin ta largojnë nga ‘’ Elland Road ‘’ 20 % i këtij operacioni do të kalojë në xhepat e  ‘’ Los Cules ‘’ .

  Mbrojtësi nga Santo Domingo do të jetë pjesë e ‘’ The Peacocks  “  deri  në 30 qershorin e 2025- sës  me të cilët do të harrojë historinë e dështuar me  spanjollët .  

Kjo lëvizje ishte mëse e parashikuar sepse ishi i Real Betis Balompie nuk mundi të gjejë hapësirat e nevojshme për shpalosjen e  vlerave   me një skuadër që tashmë ka rikuperuar buzëqeshjen dhe për më tepër beson fuqimisht se sezoni vijues do të jetë piknisja e ndryshimit të shumëpritur në Katalunjë .

18 ndeshje dhe 1 gol kanë rezultuar statistika të pamjaftueshme të cilat janë shoqëruar me prezenca që kanë lënë për të dëshiruar  dhe kalimi tek Leeds United  është konceptuar si një shans i artë për realizimin e objektivave  .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy