Atletico këmbngul për Rafa Mir

Atletico këmbngul për Rafa Mir

Atletico Madridi  duket se nuk do të sprapset për  sulmuesin e  Huescas Rafa Mir . Diego Simeone e ka afirmuar interesin  për spanjollin i cili    gjithmonë është preferuar edhe nga drejtori sportiv Andrea Berta .  Profili i 24 vjeçarit është analizuar me përpikmëri nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ të cilët kanë mbërritur në konkluzionin se mund të jetë një përforcim shumë cilësor për ofensivën  .

 Me një gjatësi 1.90  sulmuesi do të ishte një garanci  jo vetëm në zonën e rreptësisë por edhe nga krahët sepse di ta bëjë shumë mirë këtë rol pavarësisht se ka mbrojtur ngjyrat e një skuadre modeste si Huesca . 

Sipas  Marcas  kryeqytetasit janë të bindur për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe në ditët vijuese  pritet një ofertë në drejtim të Huescas për golshënuesin.  ‘’ Cholo ‘’ Simeone  e njeh me detaje kontributin e tij dhe është i ndërgjegjshëm se përshtatja në një ambjent shumë kompetitiv siç është ai i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ nuk do të përbënte problem për Rafa Mir  .  Një plus për Atletico Madridin në merkato  gjithmonë do të jetë fakti se drejtohet nga një ndër  më të suksesshmit në training , fakt që e provoi me fitimin e La Ligas .

Të drejtat e kartonit të Rafa Mir i zotërojnë anglezët e Wolves por interesi i Atletico-s mbetet tundues  , pistë të cilës me siguri ky lojtar do ti japë rëndësinë e merituar .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy