Humbja me Erzenin në finale, Martiro: Erdhi nga euforia! Tirana është ndërtuar për kampione

Humbja me Erzenin në finale, Martiro: Erdhi nga euforia! Tirana është ndërtuar për kampione

Ditën e djeshme, u luajt finalja e tretë e kampionatit kombëtar në volejboll, mes Tiranës dhe Erzenit, e cila u fitua nga këta të fundit 1-3. Pas dy fitoreve në dy finalet e para, bardheblutë u mposhtën ditën e djeshme dhe tashmë gara për titull është hapur, ndërsa janë për t’u luajtur edhe dy ndeshje te tjera.

Në lidhje më këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli volejbollisti i Tiranës, Krist Martiro. Ky i fundit është shprehur se te Tirana është bërë një punë e madhe, për t’u kurorëzuar me titullin kampion në fund.

Humbja ndaj Erzenit, sipas Martiro erdhi për shkak të euforisë te Tirana, pasi titulli kampion mungon prej 28 vitesh.

Ka pasur një rritje të tifozëve që na ndjekin. Janë zhvilluar ndeshje shumë të bukura, mes Tiranës dhe Erzenit në finale. Ne humbëm finalen e tretë, pasi fituam 2 të parat. Kemi edhe dy ndeshje të tjera për të luajtur, për të rikuperuar. Euforia e tepërt dje, na bëri që të humbasim, na u kthye si bumerang.

Ndihet pak gjithë ngarkesa fizike, megjithatë humbjen nuk do ia faturoja kësaj. Kemi një vit që stërvitemi për këto ndeshje. Ishte një eufori dhe frikë për të fituar. Nuk e kemi fituar titullin prej 28 vitesh dhe atmosfera ishte elektrizuese. Kjo ndikoi negativisht te skuadra, sepse praktikisht kemi luajtur pa tifozë gjithë kohën.

Këtë sezon, kemi pasur një marsh më shumë se ekipet e thera. Është një vit, ku Tirana ka investuar shumë. Është punuar gjithë vitin, që kjo skuadër të jetë kampione. Humbja ndaj Erzenit ishte një leksion i qartë sporti, që nuk duhet humbur vigjilenca. Te Tirana ka ardhur koha për të triumfuar. Kemi shumë vite që luajmë bashkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy