Paris St Germain ndjek Rafael Leaon

Paris St Germain ndjek Rafael Leaon

 Parisi po përgatit një revolucion të rëndësishëm gjithmonë duke patur si objektiv kryesor fitimin e Champions Leagues .

Shumë luftë dhe miliona të derdhura kanë rezultuar të pamjaftueshëm për ta bërë të tyrin këtë trofe  , për të cilin Parisi edhe këtë vit u dorëzua përpara Real Madridit.  

Fuqizimi i madrilenëve me Kylian Mbappe i ka hapur rrugën një tjetër transferimi në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe kuq e blutë kanë shënjestruar Rafael Leaon .

Qëllimi i francezëve është shtimi i produktivitetit në fazën ofensive dhe portugezi është përgatitur shumë mirë tek Milani  dhe tashmë sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘  Nasser Al Khelaifi ka menduar të investojë 70 milionë euro për 22 vjeçarin .

‘’ Djalli ‘’ e ka ndihmuar të evolojë me shpejtësi Rafael Leaon  duke e shëndërruar në një ndër sulmuesit më premtues të Europës dhe një lojtar për të cilin është vënë bast se mund ta zëvëndësojë si duhet kampionin e botës në fuqi.

Të qënit pjesë e një ekipi të madh është prioritet absolut i çdo lojtari dhe Parisi konsiderohet ambjenti ideal për tu afruar me trofetë në aspektin kolektiv pasi tek Milani  kjo rrugë  mbetet e paqartë .

Puna në Milano vijon e pandalur në funksion të rinovimit me Rafael Leaon të cilit i përfundon kontrata në verën e 2024-tës por Parisi është një ekip që entuziazmon çdokënd, fakt që është provuar me transferimet bombastike gjatë viteve të fundit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy