
E ardhmja e Jerome Boateng është gjithmonë e më afër Premier Leagues . Interesimit të Chelseat për shërbimet e gjermanit i është bashkuar Tottenham Hotspuri . Kjo situatë thekson se do të luhet një derbi londinez shumë i zjarrtë . Lajmi është raportuar nga e përdtishmja gjermane ‘’ Bild ‘’ dhe është traineri i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ Jose Mourinho i cili vazhdon ta vlerësojë maskimalisht figurën e 32 vjeçarit pavarësisht se është në vitet e fundit të karrierës . Kontrata aktuale me bavarezët do të marrë fund në 30 qershor por sipas spekullimeve të shumta në lidhje me këtë çështje Tottenham Hotspuri është disi i avantazhuar për ta patur në organikë shtatlatin e lindur në Berlin.
Jerome Boateng është një lojtar tejet i eksperimentuar në klube të famshëm si Hertha Berlin, Hamburg dhe Manchester City pa anashkaluar në asnjë mënyrë kampionin e Gjermanisë dhe kurrikulumi i pasur e favorizon ndjeshëm të ardhmen larg ‘’ Allianz Arenas ‘’. Fiziku potent dhe shtatlartësia e shëndërrojnë një mur të vështirë për tu çarë në qendrën e mbrojtjes por Tottenham Hotspurit do ti duhet ti bëjë llogaritë Arsenalin dhe Psv Eindhoven .
Kjo panoramë tregon se e ardhmja e Jerome Boatengut do të rezultojë mjaft interesante gjatë verës dhe do ti vërë vulën 10 sezoneve të shkëlqyera me gjigandët e Bundesligës me të cilët numëron trofe të njëpasnjëshëm . Sezoni për qëndërmbrojtësin vijon me statistika pozitive sepse është aktivizuar në 34 takime nën urdhërat e Hans Dieter Flick dhe ka shënuar në 2 raste .



