Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën që Atalanta luajti ndaj Napolit ditën e djeshme.
Mbrojtësi shqiptar nxori shpatullën e tij dhe për këtë arsye u zëvendësua në minutën e 62-të të takimit.
Lojtari do i nënshtrohet vizitave mjekësore më të detajuara në orët e ardhshme për të kuptuar se sa do të mungojë. Megjithatë në Itali raportojnë se Gjimshiti pritet të mungojë për rreth 4 javë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë.



