"Mancini nuk është trajner i mirë", Bridge: Tifozët e duan, por trofeun e fituan lojtarët

"Mancini nuk është trajner i mirë", Bridge: Tifozët e duan, por trofeun e fituan lojtarët

Wayne Bridge i ka habitur të gjithë me një deklaratë të bërë së fundmi. Ish-mbrojtësi anglez dhe i Manchester City, është treguar i ashpër me fjalët e tij, ndaj trajnerit të Italisë, Roberto Mancini.

Bridge u shpreh se tekniku i Italisë nuk është i mirë, ndonëse ka arritur suksese të mëdha në karrierën e tij.

“Ishte e dhimbshme teksa e shihja atë të fitonte. Nuk do të thoja se ai ka qenë trajneri më i keq nga i cili jam drejtuar, por taktikisht nuk është edhe aq i mirë. Megjithatë ajo që bëri ishte me të vërtetë e mrekullueshme, ndonëse nuk më pëlqen ta them këtë.

Në pjesën e parë, familja ime jo vetëm që ishte e lumtur sepse po fitonte Anglia, por të lumtur edhe për faktin se Mancini po humbte. Nuk e kam kuptuar asnjëherë atë trajner. Me Manchester City fitoi Premier League dhe për këtë arsye tifozët e donin, por nëse e shikon, ishin lojtarët ata që e fituan titullin. Ai ia doli falë lojtarëve dhe jo sepse është trajner i mirë.”, u shpreh Bridge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy