Ndryshon rregulli për golin jashtë fushe, UEFA zbulon vendimin

Ndryshon rregulli për golin jashtë fushe, UEFA zbulon vendimin

Nëpërmjet një vendimi të marrë së fundmi, UEFA ka njoftuar ndryshimin e rregullit për golin jashtë fushe.

Deri më tani goli jashtë fushe ka qenë shumë vendimtar, por kjo nuk do të ndodhë më duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Me rregullin e parë, në rast se në dy ndeshjet vajtje-ardhje të dyja ekipet shënonin të njëjtin numër golash, skuadra që shënonte më shumë në fushën kundërshtare kalonte më tej.

Tashmë nuk do të jetë më kështu. Në rast se skuadrat kanë shënuar numër të njëjtë golash, atëherë ndeshje do të shkojë në minuta shtesë dhe në rast se edhe aty nuk ka ndryshim, atëherë gjithçka do të vendoset nga penalltitë. UEFA këtë vendim e ka shpallur vetëm për kompeticionet e saj, Champions League, Europa League dhe Conference League dhe hyn në fuqi për sezonin 2021-2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy