Juventusi, në avantazh për Lewandowkin

Juventusi, në avantazh për Lewandowkin

  Në orët e fundit drejtuesit e Juventusit kanë bërë hapa përpara në lidhje me transferimin e Robert Lewandowskit.

 Polaku pretendohet edhe nga Milani dhe Atletico Madridi por sipas ecurisë së deritanishme ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është paksa më e avantazhuar. 

37 vjeçari është konsideruar një ndër më produktivët në dekadën e fundit dhe vijon ende të tregojë se i mbetet për të dhënë në fushën e lojës. 

Pavarësisht moshës eksperienca duket se do të bëjë diferencën, për të qenë ndoshta pjesë e ish rekordmenëve të Serisë A gjatë merkatos së verës.

 Përveç aspektit ekonomik i cili për një lojtar të këtij kalibri është i padiskutueshëm, mendohet se torinezët do ti ofrojnë një rol protagonisti ishi-t të Bayern Munchenit. 

Italia mund të rezultojë një tjetër sfidë në karrierë për Robert Lewandowskin, i cili qartësisht është në hapat e fundit të saj. 

Mirëpo edhe në sezonin aktual me Barcelonën ka dëshmuar shumë në metrat e fundit, i cili deri më tani numëron 17 gola dhe 1 asist në 39 sfida. 

Mbetet për tu parë se çdo do të ndodhë me vijimësinë, i ndërgjegjshëm se e pret një ekip që bashkjeton me titujt në çdo sezon pavarësisht ulje-ngritjeve, mëse normale në futboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy