Skënderbeu, një skuadër tradite që ka bërë histori, këtë vit rrezikon zbritjen një kategori më poshtë. Ardi Gjanci, drejtor Sportiv i “Skënderbeut”, tha në një lidhje Skype me studion e MCN Informacion, se ekipi po punon fort për ta parandaluar këtë.

Nuk lejojmë që ekipi të zbresë në kategori. Nuk kemi për të qenë shëtitorë të ndeshjet e radhës. Vështirësia e vetme është përshtatja e futbollistëve. Ata përfaqësojnë cilësi dhe e shohim që kanë rritur nivelin e ekipit. Janë zgjedhur me kujdes dhe e meritojnë të jenë pjesë e Skënderbeut dhe Superligës shqiptare.

Gjanci shtoi se “Skënderbeu” ka një strategji të veçantë sa i takon merkatos.

Për një lojtar që luan në futbollin shqiptar, nëse vjen një ofertë nga një kampionat më cilësor është e pamundur ta mbash në ekip. Ne çdo lojtar që vjen në ekip e shohim si potencial për transferim. Ne kemi pasur edhe oferta për lojtarë nga klube brenda kampionatit tonë. Qëllimi është që një futbollist kur të largohet nga ekipi të largohet edhe për jetën e vet, të mos ikë për 1 mijë euro më shumë.

Gajnci theksoi se “Skënderbeu” është i vendosur të mbetet të Ligën Superiore.

Rashica diferencën e bëri jo vetëm me cilësi, por edhe me personalitet. Skënderbeu ka afruar tre lojtarë. Do jetë pak problem përshtatja se koha nuk premton shumë, por ne do të bëjmë lojën tonë. Ne kemi besim te organika. Lojtarët i kemi zgjedhur, nuk i kemi mbledhur. Do luajmë në çdo ndeshje si të ishte e fundit. Qëllimi kryesor është qëndrimi në Ligën Superiore.