
Dëmtimet e shpeshta vijojnë të ndikojnë në mënyrë direkte tek rendimenti i Arnaut Danjumas , sulmues shumë cilësor i Villarealit.
Sezoni aktual është i dyti tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ , një ekip për tu admiruar, i cili drejtohet nga Unay Emery, trainer që shumë shpejt i dha rezultatet tek spanjollët.
Për 25 vjeçarin Premier League vijon të jetë kampionati me më shumë pretendentë dhe Chelsea i Graham Potterit aktualisht konsiderohet ekipi më i avantazhuar për të marrë shërbimet e hollandezit.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë parakaluar West Hamin dhe Liverpoolin në këtë garë për ishi-n e Bournemouth, i cili në sezonin aktual vijon të jetë një ndër më të mirët e ekipit nga Castellon dhe deri në momentin që flasim numëron 3 gola në 7 sfida , ndërsa në të kaluarin e dërgoi 16 herë topin në fundin e rrjetës në 34 takimet e zhvilluara.
Përpara disa kohësh vlera e kartonit të Arnaut Danjumas konsiderohej 23 milionë euro por me paraqitjet e bëra ka ndikuar në performancat pozitive të Villarealit dhe me shumë punë dhe sakrificë kjo vlerë ka shënuar rritje të menjëhershme duke u dyfishar.
Ky fakt do ta shëndërronte në shitjen më të shtrenjtë në historinë e këtij klubi, tejet ambicioz dhe i suksesshëm deri në këtë fazë të sezonit në kompeticionet pjesëmarrëse.
Arnaut Danjuma ishte pjesë e të kaluarës brilante të Villarealit , ekip që nën drejtimin e ekspertit Unay Emery fitoi Europa Leaguen kundër çdo parashikimi dhe në njëfarë mënyre nuk përjashtohet as reagimi i drejtuesve për të siguruar qëndrimin në ‘’ La Ceramica ‘’ të talentit të lindur në Lagos të Nigerisë.



