Ish-lojtari, Alban Tafaj, ka folur në emisionin “SportZone” në MCN TV, për çështjen e licencimit të trajnerëve. Ai tha se në Superiore nuk mund të drejtojë një trajner, nëse nuk ka licencën e nivelit UEFA Pro.
“Licencimi i trajnerëve është edhe prioritet i UEFA-s. Uefa Pro është niveli më i lartë për trajnerët. Përveç se një menaxher i mirë, trajneri është edhe një selektor i mirë. Niveli i licencës së UEFA Pro, është ekuivalenti i të gjitha licencave. Niveli i licencës pro, është ekuivalenti i të gjitha vendeve anëtare.
Nivelet tashmë nisin nga niveli i UEFA C dhe me radhë. Çdo trajnerë e nis nga niveli i UEFA C. Për ekipet profesioniste duhet nivel i lartë. Për çdo grupmoshë e do trajnerin të licencuar. Ekipet e Superiores e kanë të detyruar nivelin e UEFA Pro. Niveli A, është niveli i trajnerëve profesionistë. Praktika që ndjek UEFA, është shtrirja e gjerë, e këtyre licencave në kohë. Nëse dikur i bënim brenda 4-5 javëve, në tashmë ne i kemi këto të shtrira në 4 deri 5 muaj.
Te rinovimi kulmon shumë edhe UEFA. Licenca është e vlefshme për 3 vite, ndërsa diploma është përgjithmonë. Ne i bëjmë gjithmonë rinovimet pas 3 vitesh, zakonisht në muajin gusht. Kjo bëhet për 15 orë, pra 3 ditë.
Kosova deri në nivelin C e ka krijuar vetë shkollën. Ne në 2008, e arritëm licencën për nivelin A. Shkolla momentalisht është te niveli C. Ne momentalisht i mbulojmë të gjitha licencimet për trajnerët e Kosovës, në nivelin profesionist.”
Duke folur për zgjedhjet në FSHF, ai tha se futbolli është i frustuar kur ndërhyn politika, ndërsa shtoi se gjithmonë futbolli duhet të vendosë për futbollin.
I pyetur për kampionatin shqiptar, Tafaj u shpreh se ky është viti i Tiranës, teksa e krahasoi edhe me skuadrën, ku ai ka luajtur në të kaluarën.
“Futbolli është i frustuar kur ndërhyn politika, në momentin që futbolli vendos për futbollin është ndryshe. Futbolli do të jetë më i qetë, nëse vendos vetë. Kjo ishte detyrë personale dhe morale e Dukës, për tërheqjen, për mos mbajtjen e zgjedhjeve nesër. Do të jetë ditë më në favor të futbollit.
Ardhja e një finale këtu, është nder për vendin, për të gjitha shqiptarët. E solli futbolli dhe Federata. E sollën njerëzit që kanë punuar aq shumë. Për Dukën, ishte morale për të sjellë finalen këtu. Ishte detyrim moral i Dukës, për një lobim dhe për të sjellë finalen këtu.
Besoj se ky është viti i Tiranës në futboll. Ka grupin e mirë, e krahasoj me ekipin ku luaja unë. Kanë një harmoni shumë të madhe në ekip. Besoj se Tirana është shembulli i mirë për atë që kërkojmë te trajnerët. Shehi ka një kontribut të jashtëzakonshëm te kjo skuadër.”



