Goli vendimtar, talenti shqiptar kualifikon Italinë U-19 në gjysmëfinalen e Europianit

Goli vendimtar, talenti shqiptar kualifikon Italinë U-19 në gjysmëfinalen e Europianit

Talenti me origjinë shqiptare, Luis Hasa, ishte vendimtar për Italinë U-19, në Europianin që po zhvillohet në Maltë, për këtë grupmoshë. Mesfushori 19-vjeçar shënoi golin e vetëm për italianët në barazimin 1-1 ndaj Polonisë, që në fund rezultoi shumë i rëndësishëm. Falë këtij barazimi, Italia renditet e dyta në grup pas Portugalisë dhe kualifikohet në fazën gjysmëfinale, ku presin të mësojnë kundërshtarin, që do të vendoset pas ndeshjeve të ditës së nesërme në grupin 2. Ky është goli i parë për Hasën në Europian, por që merr një rëndësi të veçantë. Shqiptari dha gjithashtu edhe asistin në golin e vetëm në ndeshjen e parë, ku Italia u mposht 5-1 nga Portugalia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy