
Tek Real Madridi ka nisur puna referuar të ardhmes.
Merkatoja e verës do të jetë edhe njëherë një provë për presidentin Florentino Perez dhe drejtuesit të cilët duhet ta tregojnë potencialin.
Porta mbetet një prioritet për spanjollët, në fokusin e të cilëve tanimë është Lukas Hornicek.
23 vjeçari po zhvillon një sezon mbresëlënës me Bragën dhe konsiderohet i duhuri.
Duhet theksuar se edhe e ardhmja e Andriy Lunin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nuk është e garantuar, ç’ka do të thotë se duhet domosdoshmërisht firmosja me një portier cilësor.
Çeku u formua në kategoritë inferiore të portugezëve për tu bërë më pas pjesë e ekipit të parë, një ndër më cilësorët në kampionatin vendas.
Gjithsesi ‘’ Los Merengues ‘’ mund të hasin ndonjë vështirësi gjatë kësaj periudhe për të firmosur me Lukas Hornicek i cili pretendohet edhe nga klube të tjerë.
Megjithatë, duke patur parasysh se bëhet fjalë për ‘’ Los Blancos ‘’ besohet se gardiani i tre shtyllave do ta analizojë ofertën e numrit një të tyre i cili ndër vite ka dhënë maksimumin.



