
Atletja shqiptare Luiza Gega doli në vend të 9 në garën e 3000 m me pengesa në Kampionatin Botëror ‘Doha 2019”, duke i përshkuar në 9:19:93.
Me këtë rezultat atletja shqiptare fiton të drejtën të kualifikohet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, por njëkohësisht vendos rekord të ri kombëtar, duke e përmirësuar me të paktën 3 sekonda.
Përsa i përket garës, ajo u dominua nga fillimi në fund nga atletja keniane Beatris Cepkoec, që e përfundoi garën me kohën 8:57:84.
Në vend të dytë u rendit atletja amerikane Koburn, ndërsa vendi i tretë i takoi atletes gjermane Krause. Gega nuk mundi t’i afrohet grupit të atleteve të para, por sidoqoftë, gara e saj cilësohet e suksesshme.



