Mbi 1500 ndeshje të zhvilluara, Federer njofton tërheqjen nga tenisi

Mbi 1500 ndeshje të zhvilluara, Federer njofton tërheqjen nga tenisi

Roger Federer ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti, pas turneut Laver Cup. Zvicerani, ka bërë të ditur se do të pensionohet dhe nuk do të garojë në Grand Slam.

Ka qenë vetë Federer, që nëpërmjet një video, bën të ditur largimin nga sporti i tenisit. Gjatë karrierës së tij, 41-vjeçari ka fituar 20 Grand Slam.

Padyshim dhurata më e madhe që më ka dhënë tenisi është njerëzit të cilët kamë njohur përgjatë këtij rrugëtimi; Shokët, bashkëpunëtorët dhe patjetër tifozët.

Siç e dini, tre vitet e fundit kanë qenë tejet sfiduese prej problemeve fizike, të cilët më kanë detyruar edhe të operohem. Kam punuar shumë që të rikthehesha konkurrues, por i njoh mirë limitet e trupit tim.

Dhe, mesazhet kanë qenë të qarta. Tashmë jam 41-vjeç dhe kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje përgjatë 24-viteve. Tenisi më ka trajtuar shumë herë më mirë seç e kam menduar ndonjëherë dhe tashmë duhet ta kuptoj se ka ardhur koha për t’i dhënë fund karrierës. Laver Cup javën e ardhshme në Londër do të jetë impenjimi i fundit. Sigurisht, do të luaj tenis, por jo në turne Grand Slam.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy