Tottenhami : Ofertë për Lautaro Martinezin

Tottenhami : Ofertë për Lautaro Martinezin

 Pas akordit me Ivan Perisic , Tottenham Hotspuri nuk ka të ndalur në lidhje me merkaton dhe Antonio Conte është përqëndruar tek ish ekipi i tij , Interi.  

Sipas gazetarit të mirënjohur Alfredo Pedulla, kryeqytetasit do të insistojnë deri në fund për Lautaro Martinezin  pasi tekniku nga Lecce beson fuqimisht tek potenciali i argjentinasit.

Me zikaltërit arriti të ulë nga froni Juventusin , ekip që e dominoi Serinë A për 9 sezone rradhazi dhe për këtë sukses do të mbahet mend gjatë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Me tu rikthyer në  Premier League , italiani tregoi edhe njëherë cilësitë duke i kualifikuar ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ për në Champions League, sukses që favorizon transferimin e lojtarëve të spikatur në ishull.

Flitet për një ofertë prej 90 milionë eurosh, për një lojtar i cili prej katër sezonesh vijon të shkëlqejë me gjigandët  e Italisë por duhet theksuar se risitë e kohëve të fundit ndoshta do t’ia mbyllin derën e largimit nga Milano golashënuesit  sepse  rikthimi i mundshëm i Romelu Lukakut dhe transferimi i Paulo Dybala mund ta  shëndërrojnë Interin në një rival tejet potent në sezonin 2022-2023.

Gjithsesi mbi këtë çështje nuk ka munguar deklarata e agjentit të 24 vjeçarit Alejandro Camano i cili në njëfarë mënyre ka respektuar kontratën e firmosur deri në verën e 2026-tës :

“ Nuk ka asnjë motiv që Lautaro të largohet nga Interi “ , deklaratë e cila sipas gazetarit italian nuk e ndalon trainerin e Tottenham Hotspurit të shpresojë për transferimin e ish nxënësit i cili konsiderohet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të kontinentit të vjetër .

Me rëndesi për tu shtuar është se Lautaro Martinez e finalizoi sezonin e shkuar me 25 gola dhe 4 asiste në 49 sfida , statistika që vijojnë ta konsiderojnë një sulmues shumë të rrezikshëm, për të cilin ofertat e bujshme asnjëherë s'kanë munguar  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy