Liga Profesioniste ka zgjedhur sot përfaqësuesit e saj në bisedimet që do të mbaj me qeverinë për katër kërkesat financiare, të cilat kanë sjellë edhe bojkotin e kampionatit.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme Liga vendosi që të përfaqësohej nga presidenti i Tiranës Refik Halili, presidenti i Partizanit Gazmend Demi dhe ai i Apolonisë Koço Kokdhima.
Ndërkohë sekretari i Ligës Profesioniste Dritan Kadiu do të takohet direkt me Fidel Yllin, i përzgjedhuri i qeverisë për të negociuar. Liga gjithashtu përsëriti që nuk do të ketë futboll pa u plotësuar këto katër kërkesa dhe në rast se ndodh e kundërta atëherë bojkoti do përshkallëzohet me protesta.



