
Largimi i Thomas Tuchelit dhe mbërritja e Graham Potterit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ la për të kuptuar se Chelsea ka nisur një tjetër etapë shumë të rëndësishme.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ arritën të fitonin Champions Leaguen me gjermanin dhe tanimë me anglezin synojnë të përsërisin sukseset e mëparshme.
Puna në lidhje me merkaton ka filluar prej kohësh dhe Benoit Badiashile është një ndër elementët për të cilët kryeqytetasit do të luftojnë në merkaton e janarit .
Për 21 vjeçarin tashmë është marrë konfirmimi i numrit një të stolit dhe Chelsea ka menduar të ofrojë 35 milionë euro për mbrojtësin e Monacos.
1200 minuta të ndara në 15 sfida në sezonin aktual , kanë shfaqur potencialin e francezit për të cilin është në garë edhe Newcastle , aktualisht klubi më i pasur në botë. Për këtë fakt ‘’ Las Urracas ‘’ mund ta ndërlikojnë objektivin e kryeqytetasve dhe merkatoja e janarit mund t’ia vërë pikën kësaj historie.



