
Ditën e nesërme do të luhet finalja e Europianit mes Anglisë dhe Italisë, ku dy kombëtaret do kërkojnë me çdo kusht triumfin, që në fund do i jepte edhe trofeun.
Në këtë sfidë do të vendosë drejtësi një arbitër me shumë eksperiencë, siç është Bjorn Kuipers. Ky i fundit përveç se ka bërë mirë në ndeshjet që ka vendosur drejtësi, është shumë i suksesshëm edhe jashtë fushave të blerta. Holandezi njihet si arbitri më i pasur në botën e futbollit. 48-vjeçari zotëron një rrjet supermarketesh dhe ka një llogari prej 12 milionë eurosh.
Gjithashtu Kuipers është nga të paktët arbitra që ka drejtuar tre finale në nivel klubesh, Champions League, Europa League dhe Superkupën Europiane.



