
Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova ia ka dalë që të shkojë në gjysmëfinale, pas disa paraqitjeve pozitive në sportin e xhudos, në Lojërat Olimpike 2024.
Gjakova, së fundmi, mundi italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë, në një sfidë mjaft të vështirë.
Për të arritur deri këtu, ai mposhti brazilianin Daniel Cargnin dhe austriakun Samuel Gassner. Ai do të përballet në gjysmëfinale me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov.
Ndryshe nga Akili, motra e tij, Nora Gjakova është ndalur në luftën e parë duke u mposhtur nga xhudistja Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia



