
Pas Eric Dier, drejtuesit e Bayern Munchen vijojnë me tratativat për të përforcuar prapavijën.
Fikayo Tomori është bërë pjesë e planeve të bavarezëve, sipas gazetarit Florian Plettenberg.
Momentalisht 23 vjeçari është i dëmtuar, i cili gjithsesi vlerësohet nga traineri Thomas Tuchel.
Një ndër objektivat madhorë të gjermanëve në çdo sezon është natyrisht fitimi i Champions Leagues i cili duhet te shoqërohet domosdoshmërisht me transferimin e lojtarëve cilësorë në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Merkatos dimërore i mbeten edhe disa ditë për të përfunduar dhe nëse Bayern Munchen do të ketë sukses në lidhje me arritjen e marrëveshjes për Fikayo Tomorin, do të konsiderohej një ndër transferimet më të bujshëm gjëte kësaj periudhe.
Ishi i Chelseat numëron 22 sfida dhe 3 gola me ‘’ Djallin ‘’ në sezonin aktual por do të jetë e vështirë për arsye se është shumë i rëndësishëm për teknikun Stefano Pioli.



