
Tashmë në sezonin e dytë me Chelsean Cole Palmer është shëndërruar në një ndër më të mirët në 11-shen e Enzo Marescas.
Anglezi premton shumë për vijimësinë, determinant në sfidat e zhvilluara me ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
Për mesfushorin në orët e fundit është interesuar Real Madridi, skuadër e cila lufton për fitimin e titujve në çdo sezon.
Për 22 vjeçarin Todd Boehly do të tentojë të përfitojë maksimalisht pasi është një ndër peshat e rënda tek kryeqytetasit, i përzgjedhur edhe në kombëtaren e Anglisë.
‘’ Galaktikët ‘’, të mbështetur fuqimisht nga presidenti Florentino Perez synojnë të formojnë një ekip shumë cilësor, duke kombinuar talentin me eksperiencën për të arritur çdo objektiv në të ardhmen e afërt.
Statistikat e deritanishme flasin për një ecuri të shkëlqyer, e reflektuar me 11 gola dhe 6 asiste në 17 sfida, përfshirë të gjitha kompeticionet në të cilat merr pjesë Chelsea.
Natyrisht falë këtij fakti vlera e tij në merkato pritet të shënojë rritje por duhet marrë parasysh edhe përgjigjja e drejtuesve të Chelseat në lidhje me interesin e të ashtuquajturve ‘’ Los Merengues ‘’.



