Belotti në radarët e Sevillas

Belotti në radarët e Sevillas

Mungesa e efektivitetit në metrat e fundit ka shkaktuar disa problematika për  Sevillan . Traineri Julen Lopetegui ka vendosur të reagojë  dhe po studion lojtarët që mund ti vinë në ndihmë andaluzëve  .  Edhe pse janë një kundërshtar që imponon respekt  si në Spanjë dhe Europë , ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kanë konsideruar transferimin e një sulmuesi që do ti sigurojë golat spanjollëve .

Karriera e suksesshme e Andrea Belottit tek Torino që etiketohet si e dorës së dytë nuk është anashkaluar nga drejtuesit përkatës dhe  sipas gazetarit  Fabrizio Romano shanset e Sevillas për të firmosur me 27 vjeçarin e skuadrës ‘’ Granata ‘’ janë të mëdha sidomos pas  mungesës së akordit me italianët . 

Për disa sezone me rradhë andaluzët kanë pretenduar transferimin e pilarit të Torinos në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ por këmbngulja  e tyre për qëndrimin e golashënuesit ka dhënë rezultat .  Suksesi në Europian me ‘’ Azurrët ‘’  e ka lartësuar figurën e Andrea Belottit por ish kampionët e Europës duhet të mposhtin  Interin dhe Zenit St Petersburgun për ishi-n e Palermos .  Kjo alternativë konsiderohet një mbështetje e padiskutueshme për En – Nesyri dhe Rafa Mir por do të ketë vështirësitë e veta gjatë rrugës .

Kontributi 7 vjeçar tek Torino po fillon ti japë produktet dhe ky interes evidenton jo vetëm një vlerësim për Andrea Belottin por njëkohësisht do të ishte një fuqizim i konsiderueshëm për arkat e  Torinos .

 Duke qenë se në shumë vite Andrea Belotti s’ka arritur shumë në aspektin kolektiv  ndërrimi i ambjentit mund të rezultojë fillimi i një historie që mund t’ia ndryshojë totalisht karrierën lojtarit nga Lombardia .

 

 

 

 

 

      

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy