
Bayern Munich triumfoi 4-3 ndaj Liverpool, në një ndeshje miqësore, me të vërtetë spektakolare. Anglezët e nisën mirë, duke shënuar dy herë me Gakpo në minutën e 2-të dhe Van Dijk në minutën e 28-të. Megjithatë bavarezët ia dolën të barazojnë shifrat brenda pjesës së parë, falë golave të Gnabry në minutën e 33-të dhe Sane në minutën e 42-të. Edhe në pjesën e dytë, ishte përsëri Liverpool që kalon në avantazh me golin e Luis Diaz në minutën e 67-të. Gjithsesi Bayern Munich, nuk u dorëzua dhe ia doli të përmbysë shifrat në 4-3, duke marrë kështu fitoren. Dy golat e fundit për skuadrën e Tuchel u shënuan nga Stanisic në minutën e 80-të dhe Kratzig në minutën e 90-të.



