
Dinamo nuk di të ndalet në merkato. Klubi kryeqytetas ka njoftuar formën me dy sulmues ditën e sotme.
Dinamovitët kanë marrë nga Apolonia dy sulmuesit, Redo Mihana dhe Mario Gjata. Të dy këta lojtarë spikatën në sezonin e fundit në Superiore me skuadrën fierake dhe tashmë do i shikojmë përsëri në elitë, por këtë herë me një tjetër fanellë.
Sulmuesit do të luajnë për Dinamon me shpresën se këtë sezon do të bëjnë arritje të rëndësishme, jo si në sezonin e kaluar, kur me Apoloninë u rrëzuan në Kategorinë e Parë.
“Nëndetësja blu” shton kështu organikën, duke përforcuar sulmin, pasi më parë kishte rregulluar repartet e tjera.



