
Me kalimin e kohës kampionatet e Amerikës së Jugut kanë rezultuar një destinacion i preferuar për klubet me emër.
Ai brazilian dhe argjentinas kanë dominuar në këtë aspekt, aty ku talentët nuk kanë të sosur. Edhe në rastin konkret nuk bëhet përjashtim, gjithmonë referuar merkatos së janarit.
Eshtë Barcelona, drejtuesit e të cilës kanë nisur tratativat për të transferuar një mbrojtës në ‘’ Camp Nou ‘’.
Flitet për Arthur Dias, pjesë e Athletico Paranaenses.
19 vjeçari sipas ‘ ESPN ‘ është grumbulluar edhe nga Carlo Ancelotti tek Brazili i cili mund të bëjë një hap të suksesshëm shumë shpejt.
Kontrata me amerikano-jugorët i përfundon në dhjetorin e 2028-tës i cili shënoi golin e parë me bluzën e kuqezinjve në derbin kundër Coritibas.
Në merkaton e kaluar krerët e klubit refuzuan 21 milionë euro për 80 % e kartonit të Arthur Dias, ofertë e bërë nga ato të Tottenham Hotspurit.
Por rivaliteti do të jetë i ashpër për ‘’ Blaugranët ‘’ sepse nxënësi i Odair Hellmann po ndiqet me kujdes edhe nga Newcastle, Nottingham Forest, Brentford referuar Premier Leagues si dhe Atletico Madridi, Atalanta, Komo, Bayer Leverkuseni, Leipzigu dhe Benfika.
Interesi i pretendentëve në fjalë evidenton kualitetin e këtij lojtari i cili kushton momentalisht 30 milionë euro.
Nëse do të vijojë me të njëjtin ritëm ndoshta do të përshpejtohet kalimi i Arthur Dias në futbollin më kompetitiv në botë, aty ku përfitimi është i konsiderueshëm.



