
Janë përcaktuar tashmë katyër çiftet çerekfinale të EURO 2020-të, ku nuk kanë munguar surprizat. Zvicra, Çekia, Danimarka dhe Ukraina, janë katër kombëtaret, që kanë thyer disi parashikimet duke u bërë pjesë e tetë skuadrave më të mira të Europianit për momentin.
Katër sfidat çerekfinale të “Euro 2020” do të zhvillohen më 2 dhe 3 korrik.
Në datën 2 korrik janë planifikuar të zhvillohen 2 perballje. Zvicer-Spanjë në orën 18:00 dhe Belgjikë-Italia në orën 21:00.
Ndërkohë në datën 3 korrik do të luhen edhe dy takimet e tjera çerekfinaliste, ajo mes Çekisë dhe Danimarkës që do të startojë në orën 18:00 dhe Ukrainë-Angli në orën 21:00.



