
Nuk ka më dilema për sa i përket lojtarit që do të mbajë fanellën me numrin 10 te Barcelona. Pas largimit të Leo Messit, fanella me numër 10 mbeti pa një pronar, ku dhe lojtarët nuk dëshironin ta mbanin, për shkak të presionit të madh.
Megjithatë edhe kjo fanellë tashmë do e ketë një pronar të ri dhe këtë e ka konfirmuar pikërisht Barcelona. Klubi katalanas nëpërmjet një video ka bërë të ditur, se do të jetë Ansu Fati, futbollisti që do të mbajë fanellën me këtë numër.
Fati është një nga lojtarët për të cilin pritshmëritë janë të mëdha dhe ka fituar admirimin e tifozëve, falë paraqitjeve të treguara.



