
Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar oraret për gjashtë ndeshjet e javës së parë në Kategorinë e Parë.
Të gjitha ndeshjet do të luhen më 24 gusht, në orën 17:00. Spikat padyshim sfida mes Kukësit dhe Erzenit, dy ekipe që sezonin e kaluar ishin pjesë e Superiores.
Ndeshje interesante edhe ajo mes Flamurtarit dhe Burreli, apo edhe Pogradeci-Kastrioti e Vora-Apolonia.
JAVA E PARË:
Vora-Apolonia, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi i Vorës
Kukësi-Erzeni, 24gusht, ora 17:00, stadiumi “Kukës Arena”
Flamurtari-Burreli, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi “Flamurtari”
Valbona-Besa, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi i Valbonës
Korabi-Lushnja, 24 gusht, ora 17:00 stadiumi i Korabit
Pogradeci-Kastrioti, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi “Gjorgji Kyçyku”



