
Problemet e vazhdueshme ekonomike tek Interi në njëfarë mënyre do ti detyrojnë drejtuesit për ti hapur derën e largimit disa komponentëve kyç në skemat e Simone Inzaghit.
Në këtë listë përfshihet edhe ish traineri i Lazios, një faktor shumë i rëndësishëm në ecurinë e zikaltërve.
Numrit një të stolit i bashkohen edhe emrat e Alessandro Bastonit, Marcus Thuram dhe Nicolo Barrellas, kontributi i të cilëve i ka ndihmuar italianët për të zhvilluar një sezon spektakolar, sidomos Itali.
Fitimi i Superkupës dhe tashmë afër titullit të 20-të në kampionat tregojnë vlerat e padiskutueshme të 48 vjeçarit nga Piacenza por shitjet dhe blerjet janë të domosdoshme në çdo merkato, sidomos për një ekip si Interi, i cili ende nuk i ka hedhur pas krahëve ulje-ngritjet në aspektin ekonomik.
Sezoni në Serinë A meriton duartrokitje pasi Interi gëzon një avantazh prej 11 pikësh me Milanin dhe i mbeten edhe tetë sfida për të zhvilluar, përfshirë derbin e ‘ La Madonninas ‘, i parashikuar të zhvillohet në 22 prill.



