Kounde zgjedh Barcelonën

Kounde zgjedh Barcelonën

Pa asnjë dyshim që mbrojtësi Jules Kounde do të jetë një ndër protagonistët e merkatos verore .

Prej shumë kohësh francezi është përfshirë në listën e ekipeve më të rëndësishme të elitës europiane por si duket në këtë histori do të triumfojë Barcelona.

Ulja e vlerës së kartonit , nga 80 deri në 65 milionë euro  sigurisht ka prodhuar ndryshime por gjithsesi katalanasit e kanë praktikisht të pamundur për ta afruar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Sipas ‘ Mundoderportivos ‘’  ylli i andaluzëve ka vendosur për ‘’ Los Cules ‘’ por këta të fundit do të rivalizojnë me Chelsean . 

Në kohën kur ishte pjesë e Bordeaux , Jules Kounde kushtonte vetëm 25 milionë euro dhe që nga mbërritja në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ kartoni i tij ka shënuar rritje progresive deri në 80 milionë euro .

Drejtuesit e Sevillas i kanë qëndruar besnikë kësaj shifre  duke vlerësuar njëkohësisht kontributin e Jules Kounde gjatë tre sezoneve, të cilat e shëndërruan në një ndër anësorët më cilësorë të kontinentit të vjetër .

Për Sevillan do të jetë një moment ideal për të mbushur arkat por gjithsesi kjo histori nuk mbyllet këtu sepse surprizat kanë qenë prezente në çdo merkato dhe nuk mund të bëhet përjashtim as në lidhje me të ardhmen e 23 vjeçarit .

Barcelona po rifiton pak e nga pak vlerat e humbura dhe do ti duhet të bëjë shumë për të fituar La Ligan dhe të triumfojë në Uefa Champions League por e rëndësishme për tu theksuar është eksperienca mbi supe e cila e afroi me sukseset në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy