
Roma ka marrë një fitore të madhe, teksa ka mposhtur me shifrat e thella 1-4 Atalantën në transfertë.
Verdhekutë kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, duke kaluar në avantazh që në minutën e parë, me Tammy Abraham. Në minutën e 27-të ishte Zaniolo që dyfishoi shifrat për verdhekuqtë.
Atalanta u mundua të reagonte dhe në minutën e 46 ngushtoi shifrat me Muriel. Pas kësaj, bergamaskët kishin disa raste të tjera për shënim, por nuk ia dolën të gjejnë dot barazimin.
Roma shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Smalling në minutën e 72 dhe Abraham në minutën e 82, duke vulosur shifrat në 1-4.
Atalanta humb kështu mundësinë për të kaluar Milanin në renditje dhe mban vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa Roma ngjitet në vendin e 5-të me 31 pikë.



