Situata te PSG nuk është aspak e qetë! Për ta konfirmuar këtë, mjaftojnë edhe pamjet pas zëvendësimit të Kylian Mbappe, në ndeshjen që PSG fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Montpellier.
Pasi u zëvendësua në fund të takimit, francezi u kap nga kamerat, teksa dilte kundër Neymar, për atë që ndodhi gjatë ndeshjes. “Budallai, nuk dëshiron të më pasojë topin mua”, dëgjohet të thotë Mbappe për shokun e skuadrës. Kjo tregon se marrëdhënia mes dy sulmuesve nuk ëhstë shumë e mirë, siç ka qenë në të kaluarën.
Mbappe u përfol për një largim të mundshëm në merkaton e verës, ku kalimi te Real Madrid dukej shumë afër, por një marrëveshje mes klubeve nuk u arrit dhe kjo pritet të realizohet në merkaton e verës së ardhshme.



