Liverpooli, mendon për Xabi Alonson

Liverpooli, mendon për Xabi Alonson

Vështirësitë e hasura nga Arne Slot në stolin e Liverpoolit sigurisht e kanë vënë seriozisht në pikpyetje qëndrimin.

 ‘’ Të Kuqtë ‘’ bënë një tjetër hap fals referuar kampionatit duke humbur kundër Brightonit në transfertë dhe rrezikojnë ndjeshëm pjesëmarrjen në Europë sezonin vijues.

 Kjo situatë nuk mund të tolerohet nga drejtuesit të cilët kanë filluar të planifikojnë të ardhmen. 

Xabi Alonso shikohet si alternativa e duhur për ti rikthyer anglezët aty ku e meritojnë, ish mesfushor i tyre në të shkuarën. 

Pas largimit nga Real Madridi 44 vjeçari është i lirë për të negociouar me cilindo klub që dëshiron dhe referuar Liverpoolit duhet thënë se e njeh shumë mirë. 

Mungesa e vazhdimësisë kurrsesi s’mund të tolerohet tek ish fituesit e Champions Leagues dhe Premier Leagues dhe natyrisht gjatë merkatos së verës priten ndërhyrje, sidomos në lidhje me stolin.

 Premier League përbën një sfidë për çdo trainer dhe nëse negociatat ndërmjet palëve do të përfundojnë me sukses ish-i i Bayer Leverkusenit mund të provojë veten. 

Eksperiencën e shkurtër tek ‘’ Galaktikët ‘’ ish kampioni i Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ e përfundoi me 24 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje në 34 sfida të cilit do ti duhet ta analizojë me kujdes interesin e Liverpoolit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy