Donnarumma, zyrtarizimi bëhet të hënën

Donnarumma, zyrtarizimi bëhet të hënën

 Paris St Germain e ka nisur me këmbën e mbarë rrugën  drejt kapjes së majës. Kryeqytetasit kanë afruar në "Parque De Prince", Gianluigi Donnarumman, i cili ka kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të karrierës tek Milani. Drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ fituan sepse u treguan të duruar duke  mposhtur Manchester United dhe Real Madridin për 22 vjeçarin. Sipas L’Equipe parizienët do të zyrtarizojnë të hënën një ndër portierët më të mirë në qarkullim i cili do të mbërrijë tek ish kampionët e Ligue 1 me parametër zero  por një gjë është e qartë se  me shtatlartin poshtë tre shtyllave porta do të jetë në duar të sigurta .

Kontrata 5-vjeçare kundrejt 10 milionë eurove në sezon është pranuar pa asnjë problem nga numri një i kombëtares "Azurre" sepse perspektiva e të ardhmes së Paris St Germain i jep për të kuptuar se gjithmonë do të notojë në ujërat e suksesit për vetë faktin se kjo skuadër çdo sezon ka shanse të mëdha  për të dominuar në çdo kompeticion pjesëmarrës. 

Tashmë Mauricio Pochettino duhet të rrijë i qetë dhe të mendojë për lëvizjet e rradhës sepse e ka filluar mirë merkaton me dy goditje cilësore siç është ishi i Milanit dhe mesfushori Georginio Wijnaldum.

 Largimi i idhullit të kuqezinjve  i ka shkaktuar shumë probleme skemave të Stefano Piolit sepse  në kohët e sotme është e vështirë të gjesh një zëvëndësues për një portier me të tilla karakteristika  por përgjegjësia për  55 vjeçarin do të shtohet sepse   Milani do të përfaqësohet në  Uefa Champions Leagues , që konsiderohet evenimenti  i preferuar i  italianëve pavarësisht se prej vitesh e kanë humbur protagonizmin e dikurshëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy