
Klubi i Juventusit, është përfshirë në një kaos të madh, çka solli edhe largimin e presidentit Andrea Agnelli, së bashku me 10 drejtuesit e tjerë.
Gjithçka lidhet me mashtrimin nga Juventusi, për bilancet financiare të klubit, për të shmangur rregullat e 'Fair Play Financi’r'.
Me mashtrimet që tashmë janë zbuluar, klubi rrezikon dënime të rënda, ndërsa edhe La Liga, së fundmi me një deklaratë zyrtare, i kërkon UEFA-s, të dënojë Juventusin.
La Liga kërkon aplikimin e menjëhershëm të sanksioneve ndaj klubit. La Liga kishte prezantuar që në prill 2022 në UEFA një denoncim zyrtar ndaj Juventusit, ku denoncohej shkelja e rregullave të ‘Fair Play Financiar’ mbi të cilat po hetonte Guardia di Finanza italiane. Bilanci i shëndetshëm financiar është thelbësor për të mbrojtur biznesin e futbollit. Të mbrojmë futbollin tonë



