
Drejtuesit madrilenë, në negociata me Chiesën e Fiorentinës dhe Savic të Lazios
Real Madrid është hedhur në sulm për të gjetur një futbollist të talentuar në mesin e fushës. Drejtuesit e “Los Blancos” kanë dërguar disa vëzhgues të tyre në Itali për të parë nga afërt dy nga lojtarët më interesantë në Serinë A, Federico Chiesën e Fiorentinës dhe Milinkovic Savic të Lazios.
Për këto dy talente ka pasur një interesim të madh nga klube të Serisë dhe kampionateve të tjera si Napoli, Interi e Juventusi dhe ekipi tjetër që është future në farë është Real Madrid.
Për të lënë të lirë Federico Chiesën, Fiorentina kërkon minimalisht 40 milionë euro ndërsa për Milinkovic Savic Lazio kërkon një shumë të majme. Sipas mediave italiane president ii bardhekaltërve Klaudio Lotito kërkon 70 milion euro për yllin e skuadrës së tij.



