
Kryetari i komunës së Milanos Zhuzepe Sala është akuzuar nga Interi si pengesë për ndërtimin e stadiumit të ri, por së fundmi kjo akuzë është hedhur poshtë. Madje është shtrirë dora e bashkpunimit dhe i është dhënë drita jeshile impiantit të ri.
Për “Sportface.it”, vet kryebashkiaku Sala u shpreh se është shumë dakord që të nisin punimet, por kërkon të dijë se me kë punon pasi flitet shumë se Suning kërkon të shesë klubin.
“Unë do të doja të sigurohesha që Interi ka zgjidhur çështjet e veta brenda klubit. Nëse Suning vjen tek unë dhe thotë se do të qëndrojnë pronarë të klubit për tre vitet e ardhshme, atëherë unë nuk do të kem më asnjë problem, por duke parë se kishte bisedime për të shitur klubin normal që do të pres sqarime.
Kjo është ajo që unë po kërkoj, sepse ky është një partneritet (midis këshillit të Inter dhe Milan. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të një stadiumi të ri sepse përndryshe nuk do të kishim arritur në këtë fazë të procesit. Klubet duhet të shpjegojnë gjithçka dhe pastaj ne do të vazhdojmë,”-u shpreh ai.



